Obama: Gedafi ka ditët e numëruara

30/03/2011 03:40

Gjatë deklaratës së tij për televizionin amerikan, NBC, presidenti Obama shprehu bindjen se Gedafi ka ditët e numëruara në krye të Libisë.

“Falë presioneve të forta, jo vetëm ushtarake, Gedafi do të rrëzohet dhe kjo është cështje ditësh”, tha Obama.

Për shefin e Shtëpisë së Bardhë, rrethi për kolonelin sa vjen e ngushtohet dhe besnikët e tij po e braktisin pasi e kanë kuptuar se mbrojtja e tij është e pamundur.

Top Channel