Ministri i Jashtëm braktis Gedafin?
30/03/2011 22:35
Ministri i Jashtëm libian, Musa Kusa ka lënë Tunizinë dhe është nisur drejt Londrës.
Lajmi njoftohet nga mediat ndërkombëtare të cilat nuk sqarojnë nëse bëhet fjalë për një arratisje apo për përpjekje për negociata me perëndimin.
Agjencia tuniziane e lajmeve, TAP njoftoi se Kusa hyri në territorin tunizian ditën e hënë.
Top Channel