Libia, Shtëpia e Bardhë optimiste
30/03/2011 21:50
Shtëpia e Bardhë e ka vlerësuar me nota pozitive sjelljen e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, sic njihet ndryshe qeveria e përkohshme e rebelëve në Libi.
“Uashingtoni po përpiqet të vendosë kontakte me kë angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kërkon zgjedhje të lira dhe pranon një tranzicion demokratik”, ka deklaruar zëdhënësi Jay Carney.
Ndërkohë, administrata amerikane po shqyrton edhe opsionin e propozuar nga Franca për të armatosur rebelët libianë, të cilët janë detyruar të tërhiqen nga bastionet e tyre për shkak të armatimit të rëndë të forcave të Gaddafi-t.
Top Channel