Libi, Brega nën kontrollin e qeverisë

30/03/2011 18:50

Trupat e Gaddafi-t kanë marrë nën kontroll Bregën, qytet në lindje të Libisë. Lajmin e bën të ditur agjencia “AFP”, e cila iu referohet burimeve pranë rebelëve në Ajdabija.

Edhe këtu po zhvillohen luftime. Së fundmi ka pasur një sulm ajror kundër forcave të kolonelit, në perëndim të qytetit.

Ndërkohë, mësohet se avionë luftarakë francezë kanë qëlluar dje një sistem raketash anti-ajror të regjimit, që ndodhej rreth 100 kilometra në jug-perëndim të Tripolit.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë franceze në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ofensiva e forcave pro-Gaddafi-t filloi dje, kur trupat arritën të marrin nën kontroll edhe bastionet e rebelëve, duke përfituar nga armatimi i rëndë.

Për t’i bërë ballë kësaj mësymjeje, aleatët perëndimorë po diskutojnë mbi mundësinë për të furnizuar me armë rebelët libianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA