Libi, armë rebelëve, Obama mbështetet Francën
30/03/2011 02:10
Presidenti amerikan Obama ka mbështetur idenë e hedhur nga Franca gjatë takimit të Londrës për të armatosur rebelët në Libi.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë për televizionin NBC tha një hipotezë e tillë nuk përjashtohet dhe do të shqyrtohet më me detaje.
“Po shqyrtojmë me hollësi të gjitha mundësitë nga terreni për të furnizuar e mbështetur popullin libian për të patur një tranzicion sa më të shpejtë që vendit t’i rikthehet paqja sa më parë”, tha Obama.
Top Channel