Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi aktgjykimin ku e cilëson jokushtetuese zgjedhjen e Behgjet Pacollit president.

Por kjo gjykatë nuk jep rekomandime të qarta sesi duhet vepruar më tej që Kosova të bëhet sërish me kryetar shteti.

“Gjykata në seancën e mbajtur më 28 mars 2011 shpall njëzëri se kërkesa është e pranueshme dhe shpall me shtatë vota pro dhe dy kundër, se vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, më 22 shkurt 2011, është jokushtetues”, thuhet në aktgjykim.

Gjykata gjen shkelje në procedurën e kandidimit, pasi sipas saj, duhej më shumë se një kandidat. Në një interpretim që i bën Kushtetutës, kjo gjykatë vëren se procedura as nuk duhet të kryhej pa praninë e duhur të deputetëve në sallën e Kuvendit.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese e konsideron shkelje edhe braktisjen e seancës nga deputetët e opozitës.

Në aktgjykim, gjykata pranon probleme me nenin 86 të Kushtetutës së kosovës, që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, e për të cilin rekomandon rishqyrtim.

Ndërkaq, këshilltari i zotit Pacolli, Ibrahim Gashi, thotë se kreu i shtetit është i gatshëm të respektojë në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se ai do të jetë përsëri kandidat i AKR-së për president.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA