Kili, Pinocheti “përkujtohet” me 97 arrestime

30/03/2011 21:30

97 persona u arrestuan gjatë mesditës së sotme në kryeqytetin e Kilit, Santiago, pas protestave të dhunshme në ditën përkujtimore të viktimave të diktatorit Pinochet.

Aktivistë që kërkojnë dënimin e gjeneralit protestojnë në mënyrë eksesive prej vitesh në datën 30 mars, ndërsa kërkojnë arrestimin e disa figurave të mbetura të dyshuar se kryen krime, gjatë regjimit të tmerrshëm të Pinochet-it.

Një autobuzi iu vu flaka, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës, pasi turma lëshoi gurë ndaj forcave të rendit.

Ndërkohë, vajzat e shefit të vrarë të ushtrisë, gjeneralit Carlos Prats, i kërkuan shtetit kilen një dëmshpërblim prej 15 milion dollarësh.

Padia lidhet me vuajtjet që kaloi familja Prats, mbështetëse e republikës, pas marrjes së pushtetit nga Pinochet, i cili vendosi një diktaturë të egër në Kili në vitet 1973-1990.

Prats ishte njeriu që mbrojti presidentin e vrarë, Salvador Allende, në grushtin e shtetit që organizoi deri atëherë miku i tij, Pinochet. Prats dhe gruaja e tij u vranë një vit pas rënies së regjimit, pasi shërbimet sekrete i vendosën një bombë poshtë makinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA