Japoni, centralet, jashtë funksionit

30/03/2011 12:55

Japonia do të nxjerrë jashtë funksionit katër reaktorët e centralit berthamor “Daiici”, në Fukushima.

Operatori i saj, TEPCO e bëri këtë deklaratë tre javë pasi dështoi vënien e tyre nën kontroll.

Kompania garantoi edhe kompensim për të gjithë ata që kanë vuajtur pasojat e shkaktuara nga rrezatimi.

Zëdhënësi i qeverisë, Jukio Edano tha se ekspertët japonezë po shqyrtojnë mundësinë për të mbuluar ndërtesën e reaktorëve me një material të veçantë, për të ndaluar përhapjen substancave radioaktive.

TEPCO është akuzuar për mungesë transparence dhe se nuk ka dhënë informacion të shpejtë.

Nivele të dëmshme të radioaktivitetit u zbuluan në zonën pranë centralit.

Uji i detit, në afërsi të centralit ka arritur nivelet më të larta të rrezatimit, nga çfarë u raportua më parë.

Shifrat e reja, pranë reaktorit 1, që ndodhet 300 metra larg bregut, tregojnë se jodi radioaktiv është 3.355 herë më i lartë, se norma.

Si TEPCO ashtu dhe agjencia nuk e dinë burimin e rrjedhjes radioaktive.

Sasi e vogël Plutoni u zbulua brenda dhe jashtë ndërtesave të reaktorëve, i cili mund të ketë dalë nga shkrirja e shufrave bërthamore.

Mbi 11 mijë persona kanë humbur jetën nga tragjeditë binjake që goditën vendin, tërmetit dhe cunamit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA