Japoni, ANEB: Situata mbetet serioze
30/03/2011 21:40
Situata në centralin bërthamor japonez të goditur nga tërmeti mbetet serioze, pavarësisht rritjes së përpjekjeve të autoriteteve për të vendosur situatën nën kontroll.
Vlerësimi është bërë nga Yukiya Amano, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.
Agjencia në fjalë ka regjistruar gjithashtu nivele radioaktiviteti përtej kufijve në fshatin japonez Iitate, 40 kilometra larg centralit të Fukushimës.
ANEB u ka bërë thirrje autoriteteve lokale që të përballen me këtë cështje dhe qeveria e Tokios ka reaguar duke deklaruar se i ka hyrë punës.
Top Channel