Kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, vizitoi sot ishullin e vogël të Lampeduzës, ku revolta u regjistruan në ditët e fundit nga vendasit dhe emigrantët, të irrituar për zbarkimet dhe sistemimin e keq, përkatësisht.
Berlusconi i premtoi 4 500 banorëve të ishullit me sipërfaqe të krahasueshme me Sazanin se emigrantët e paligjshëm do të sistemohen brenda 48 orëve në qëndra të mirëfillta pritëse në Siçili e pjesën kontinentale të Italisë.
Kryeministri u takua edhe me klandestinët, për të shqyrtuar kushtet e tyre të jetesës. Disa mijëra emigrantë kanë përfituar nga trazirat e ndodhura në Afrikën e Veriut, për të braktisur Libinë dhe Tunizinë, në një udhëtim të rrezikshëm me mjete të vogla lundurese deri në ishullin e ndodhur pranë brigjeve afrikane.
Në Lampeduza ndodhet një qendër e vogël pritëse, në gjendje të sistemojë deri 800 klandestinë, por vetëm në fundjavë mbërritën rreth 4 000 persona, duke dyfishuar në një ditë popullësinë e revoltuar italiane të ishullit.
Top Channel