Egjipt, presidenti zgjidhet në nëntor

30/03/2011 21:25

Drejtuesit ushatarakë të Egjiptit deklaruan sot se zgjedhjet e para presidenciale demokratike në historinë e vendit do të mbahen në nëntor.

Disa ditë më parë, të njëjtat autoritete deklaruan se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në shtator, moment i vitit që ndeshi në kundërshti, pasi nuk i jep shumë kohë partive të reja që të përgatiten.

Me zgjedhjet në shtator shtator, partitë e favorizuara do të jenë Vëllazëria Muslimane dhe pasardhësit e Mubarak-ut, dy grupime politike që kanë ruajtur strukturën e tyre të qartë.

10 ditë më parë, votuesit egjiptianë miratuan nëpërmjet një referendimi një kushteturë të re, e cila midis të tjerave, kufizon dukshëm edhe pushtetin e presidentit në drejtimin e vendit.

Pasardhësi i Mubarak-ut, njeriu që udhëhoqi vendin për tre dekada, do të ketë mundësi të zgjidhet vetëm dy herë, për nga katër vjet dhe duhet të caktojë detyrimisht një zëvendësministër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA