Korea e Veriut dhe ajo e Jugut janë bashkuar nga rreziku i aktivizimit të një vullkani pranë qytetit kufitar të Munsanit, ndërsa të dy shtetet kanë ngritur një grup të përbashkët ekspertësh për të shqyrtuar aktivitetin vullkanologjik.
Ndonëse çështjet politike nuk do të diskutohen në këtë grup, ai përbën një shenjë për përmirësimin e marrëdhënieve, pasi është hera e parë që të dy shtetet ulen të bisedojnë, që pas dështimit të dialogut midis zyrtarëve të lartë të ushtrisë, më parë në muajin shkurt.
Marrëdhëniet janë tensionuar përsëri në muajt e fundit, si rrjedhojë e dhënies së strehimit politik të katër koreanoveriorëve nga qeveria e Seulit, pasi mjeti i tyre lundrues me 27 peshkatarë kaloi gabimisht në ujrat e jugut gjatë një dite me shumë mjegull.
Stërvitjet detare ushtarake të Jugut pranë kufirit, më parë gjatë marsit, gjithashtu nuk kanë kontribuar për të ngrohur klimën ekzistuese midis dy vendeve.
Aktivitetet e fundit sizmike në Azinë Lindore kanë shqetësuar shtetet koreane për mundësinë e shpërthimit të një vullkani të fjetur, i gjendur në kufirin midis shteteve.
Peniani ka propozuar edhe studimin e përabshkët të majës më të lartë në shtetin komunist, në Malin Paektu, i konsideruar si një vend i shenjtë për koreanoveriorët, pasi në këtë mal ka lindur diktatori Kim Jong-il.
Top Channel