Forcat besnike të presidentit të ligjshëm të Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, janë duke përgatitur një sulm në dy fronte ndaj kryeqytetit administativ të vendit, Jamusukro, bëri të ditur BBC.
Kryengritësit e Ouattara-s kanë marrë disa qytete me forcë në ditët e fundit, duke detyruar presidentin e jashtëligjshëm, Laurent Gbagbo, që të kërkojë bisedime për firmosjen e një armëpushimi.
Gbagbo ka zhytur vendin në luftë civile që prej nëntorit, kur nxorri ushtrinë për të mbrojtur me dhunë pushtetin, pavarësisht se humbi në zgjedhjet presidenciale ndaj kandidatit të opozitës, Ouattara.
Ndonëse Abixhani është kryeqyteti fiktiv i vendit, pushtimi i Jamusukros, qyteti ku ndodhen institucionet zyrtare, do të përbënte një fitore shumë të rëndësishme simbolike për kryengritësit.
Më shumë se një milion bregofildishtas, kryesisht nga Abixhani, janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre si rrjedhojë e luftimeve, duke u ekspozuar veçanërisht ndaj sëmundjeve dhe urisë.
Ndërkohë, të paktën 500 persona janë vrarë që prej dhjetorit, në përplasjet midis civilëve dhe forcave ushtarake, sipas OKB-së.
Top Channel