B.Fildishtë, rebelët hyjnë në kryeqytet

30/03/2011 18:55

Forcat besnike të presidentit të zgjedhur të Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, kanë hyrë në kryeqytetin administrative të vendit, Jamusukro.

Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, rezistenca e forcave të presidentit të jashtëligjshëm Laurent Gbagbo zgjati vetëm disa orë, pasi qyteti u sulmua në dy fronte.

Pritet që trupat kryengritëse të përgatiten për të sulmuar edhe kryeqendrën e vërtetë të vendit, Abixhan, ndërsa Gbagbo ka bërë thirrje për t’u ulur në bisedime për miratimin e një armëpushimi.

Gbagbo nxorri ushtrinë në rrugët e vendit në muajin nëntor, duke zhytur vendin në luftë civile, pasi refuzoi të jepte dorëheqjen edhe pse humbi në zgjedhjet presidenciale përballë kandidatit Ouattara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA