AFP: Pro-Gheddafi marrin Ras Lanuf

30/03/2011 11:20

Forcat federale të liderit libian, Muammar Gheddafi kanë arritur të marrin sot impiantin e naftës së Ras Lanuf, duke detyruar kryengritësit të braktisin vendodhjet dhe të arratisen në lindje.

Lajmin e kanë bërë të ditur gazetarë të Agjencisë France Presse.

Sipas të njëjtave burime, forcat besnike të regjimit kanë rimarrë kontrollin e qytetit në mëngjesin e sotëm dhe kryengritësit, të kapur nga paniku, janë përpjekur të shkojnë në Brega, ende nën kontrollin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA