“Mungesën e një strategjie të qartë afatgjatë”/ Analiza e BBC: Trump po bën luftë bazuar në instinkt, kjo nuk po funksionon
Të dhëna të rëndësishme qeveritare janë kopiuar prej kompiuterit të Kryeministres Australiane, Julia Gillard dhe të paktën dy Ministrave të tjerë, bëri të ditur sot një e përditshme australiane.
Autoritetet e shtetit të ndodhur në Oqeanin Paqësor u informuan për këtë depërtim në sekretet e tyre nga një raport i inteligjencës amerikane, saktësoi “Sydney Daily Telegraph”.
Besohet se në dorë të piratëve kanë rënë disa mijëra emaile nga kompiuterat e të paktën 10 ministrave të kabinetit.
Autoritetet autraliane kanë refuzuar që për momentin të konfirmojnë apo mohojnë vërtetësinë e lajmit, ndërsa hetimet kanë nisur.
Goditjet e instuticioneve shtetërore janë shndërruar në një “modë” gjatë muajve të fundit. Vetëm gjatë marsit, u realizuan sulme ndaj qeverisë kanadeze dhe asaj koreanojugore.
Top Channel