Siri, jep dorëheqjen kabineti qeverisës

29/03/2011 15:15

Kabineti i qeverisë siriane dha dorëheqjen disa minuta më parë, lajmëroi një zëdhënës në Televizionin Shtetëror Sirian.

Presidenti Bashar al-Assad informoi se ka pranuar dorëheqjen, e cila atij iu paraqit më parë gjatë ditës.

Ndryshimi i kabinetit është një masë e marrë prej autoriteteve për të qetësuar protestat e dhunshme qeveritare. Heqja e statusit të gjendjes së jashtëzakonshme pritet të pasojë.

Presidenti Assad pritet t’i drejtohet kombit në një fjalim televiziv brenda 24 orëve të ardhshme, në të cilit duhe të shpallë edhe më shumë të drejta civile për qytetarët.

Kryeministri Muhammad Naji Otari do të vazhdojë të drejtojë vendin si pjesë e një kabineti tranzicioni, deri sa një qeveri e re të miratohet. Ai ka qenë Kryeministër i Sirisë që prej vitit 2003.

Vendi arab me 22 milion banorë drejtohet prej 11 vitesh nga presidenti Assad. Ai trashëgoi pushtetin nga babai, i cili udhëhoqi vendin për më shumë se tre dekada.

Top Channel