Rusi, aksion masiv kundër terroristëve në Kaukaz

29/03/2011 04:30

Autoritetet ruse njoftuan vrasjen e të paktën 17 rebelëve gjatë përleshjeve në Ingusheti dhe Ceceni.

Komiteti Kombëtar i Anti-terrorizmit njoftoi se nga përleshjet ka gjetur vdekjen edhe një oficer i policisë ruse.

Në të dy republikat e vogla ruse të Kaukazit Verior ka marrë jetë një ofensivë e madhe ushtarake e forcave federale kundër terrorizmit.

Agjensia e lajmeve, Ria Novosti thotë se në operacionin e forcave të sigurisë, përvec trupave të shumta ushtarake tokësore janë përfshirë edhe ato ajrore, si helikopterë e avionë luftarakë.

Autoritetet ruse besojnë se kamikazët stërviten në këtë pjesë të federatës për të ndërmarrë akte terroriste në qytete të mëdha, sic ishte ai i metrosë që përgjaku Moskën para pak muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA