Bashkimi Evropian ka shprehur vlerësimin e tij ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që anuloi zgjedhjen e Behgjet Pacollit si president.

Përmes një komunikate të përbashkët për shtyp, kryediplomatja Catherine Ashton dhe komisioneri Shtefan Fyle kanë kërkuar nga palët politike angazhim për një zgjidhje sa më të mirë të situatës.

“Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta studiojmë aktgjykimin sapo të publikohet. Presim që të gjitha palët të punojnë për një zgjidhje konstruktive dhe sipas procedurave të brendshme”, thuhet në komunikatë.

Me shumicë votash, anëtarët e organit më të lartë gjyqësor të Kosovës vendosën dje se zgjedhja e Pacollit president binte ndesh me Kushtetutën e vendit.

Top Channel