
Ylli i Hollivudit, George Clooney, është një prej 78 dëshmitarëve të përfshirë në listën e paraqitur nga mbrotja e Berlusconi-t në gjykatë, në lidhje me çështjen ku kryeministri akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitura.
E dashura italiane e Clooney-t, modelja dhe showgirl italiane, Elisabetta Canalis, është gjithashtu në listën e atyre që do të dëshmojnë për të mbrojtur 74-vjeçarin, informuan mediat lokale.
Të dy kanë qenë të pranishëm në një prej festave të krahasura si “orgji” nga dëshmitarja kryesore e akuzës, 17-vjeçarja në kohën e përfolur të këtyre ngjarjeve, Karima el-Mahroug.
Çështja do të nisë të gjykohet në datën 6 prill, ndërsa Berlusconi i ka mohuar të gjitha akuzat. Përveç marrëdhënieve seksuale me të mitura, 74-vjeçari përballet në gjyqe paralele me akuzën e evazionit fiskal dhe abuzim me pushtetin.
Top Channel