
Kur marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-së dhe Kubës ndodhen në një situatë aspak të mirë diplomatike, ish-presidenti, Jim Carter mbërrin në Havana, për të nisur një vizitë 3 ditore.
Sipas BBC-së, Vizita e Carter u cilësua nga autoritetet kubaneze si tërësisht private e pas asnjë axhendë diplomatike, megjithëse ish-presidenti kishte marrë më parë ftesën e autoriteteve kubaneze për të vizituar vendin ishullor.
Mediat amerikane hamendësojnë se Carter do të bisedojë me autoritetet e vendit komunist për lirimin e Alan Gross, ndërmjetësi i SHBA-së për kontaktet me Kubën i dënuar me 15 vjet burg pasi u kishte siguruar grupeve të hebrenjve në Kubë materiale të komunikimit satelitor.
Pikërisht ky rast ka rindezur debatin mes Uashingtonit dhe Havanës këto ditë, ndërsa vizitës së Carter i parapriu një deklaratë e një diplomateje amerikane në Havana, i cili u shpreh se do të mirëpresë të gjitha përpjekjet e ish-presidentit Carter për lirimin e Gross.
Top Channel