Irak, sulmojnë militantët, 10 viktima

29/03/2011 15:20

Militantë islamikë të armatosur me automatikë dhe breza me dinamit shpërthyen dyert e një godine qeveritare në qytetin iraken të Tikritit, ku si pasojë e breshërive mbetën të vdekur të paktën 10 persona.

Disa dhjetëra të tjerë janë duke u mbajtur peng, ndërsa sekuenca e sulmit të mirëkoordinuar përfshiu edhe shpërthimin e një autobombe në dalje të godinës.

Sulmuesit ishin të veshur me rroba ushtarake dhe ata janë vendosur në kontrollin e një kati të godinës, ndërsa kërcënojnë të hedhin veten në erë nëse policia ndërhyn me forcë.

Dyshohet se në godinë kanë mbetur njërëz të tjetë të vdekur, të plagosur apo të fshehur. Dhuna ka pësuar një rënie të ndjeshme kohët e fundit në Irak, por bombat mbeten një fenomen shumë shqetësues.

Top Channel