
Të paktën 56 persona u vranë këtë të martë në një godinë qeveritare në Tikrit, Irak, pasi forcat komando u përleshën me militantët islamikë për të liruar disa dhjetëra pengje.
Të armatosur me automatikë, granata dhe breza me dinamit, militantët e lidhur me Al-Kaedën morrën me zjarr godinën, sulm ku mbetën fillimisht dhjetë të vrarë. Ata zmbrapsën disa herë policinë duke qëlluar nga brenda, por u nënshtruan pas disa orë luftimesh me forcat e zgjedhura.
Me 56 të vdekur dhe 98 të plagosur, të konfirmuar prej burimeve spitalore, ky mund të shndërrohet në sulmin më vdekjeprurës të ndodhur në Tikrit, qyteti i vendlindjes së Sadam Hussein.
Në sulmin më të përgjakshëm deri tani, 60 rekrutë të policisë u vranë në janar, pasi një kamikaz shpërtheu veten brenda godinës ku ata stërviteshin.
Top Channel