Anija me 827 emigrantë mbërrin në Taranto

29/03/2011 10:50

Anija e flotës Grimaldi me në bord 827 emigrantë që vinin nga Lampedusa ka mbërritur në zonën e stacionit detar të Detit të Madh të marinës ushtarake italiane.

Emigrantët do të transferohen më pas me autobus në kampin e Manduria (Taranto).

Me mbërritjen e 827 emigrantëve, numri i personave që gjenden në këtë kamp shkon në 1200, duke pasur parasysh se ditët më parë janë arratisur rreth 150 prej tyre.

Top Channel