Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur vendimin “e drejtë” të Gjykatës Kushtetuese që vlerësonte si anti-kushtetuese zgjedhjen president të Behgjet Pacollit.

Përmes një komunikate për shtyp, AAK është shprehur se një vendim i tillë nga organi më i lartë gjyqësor në Kosovë ishte i pritshëm.

“Me keqardhje vlerësojmë se konfirmimi nga Gjykata Kushtetuese, se në seancën plenare të 22 shkurtit është shkelur Kushtetuta, nuk është befasues”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Më tej subjekti në fjalë akuzon kryeministrin Hashim Thaci, të cilin e konsideron si përgjegjësin kryesor për shkeljen e Kushtetutës.

“Përmes presioneve dhe insinuatave ndaj deputetëve, Thaci krijoi një klimë degraduese në Kuvendin dhe institucionet tjera të vendit”, thuhet më tej në komunikatën e AAK-së.

Top Channel