Siri, ushtria rrethon qytetet protestuese

28/03/2011 15:25

Trupat e ushtrisë siriane janë vendosur në veriun e qytetit Latakia, ku të paktën 12 persona humbën në një valë protestash anti-qeveritare.

Disa qytete të tjera më të vogla janë rrethuar gjithashtu nga ushtria. Zyrtarët fajësuan interferencat e huaja për shpërthimin e dhunës, por vetë banorët theksuan se ishin bandat pro-qeveritare ato që nisën dyluftimet.

Autoritetet deklaruan të shtunën se do të heqin pas dekadash gjendjen e jashtëzakonshme, pasi protesta të dhunshme u zhvilluan njëkohësisht në gjashtë qytete, por premtime të tilla janë të pamjaftueshme për demonstruesit, të cilët kërkojnë ndryshime reale politike.

Presidenti Bashar al-Assad pritet t’i adresohet së shpejti kombit me një fjalim. OKB, SHBA dhe vende të tjera perëndimore kanë kritikuar ashpër përdorimin e dhunës për shtypjen e protestave, dhunë që ka lënë disa dhjetëra të vdekur.

Top Channel