Rusi, komandot vrasin 17 militantë islamikë

28/03/2011 18:10

Forcat speciale ruse vranë 17 rebelë islamikë në luftimet e zhvilluara më parë në rajonin e Kaukazit të Veriut, bënë të ditur burimet zyrtare.

Përplasjet ndodhën në Ingusheti, një Republikë e vogël Autonome e ndodhur pranë Çeçenisë. Midis forcave qeveritare, mbetën të vrarë tre komando.

Rusia është prej kohësh e përfshirë në një betejë kundër lëvizjeve separatisto-islamike në Kaukazin e Veriut, ku radikalët muslimanë duan të krijojnë një shtet të pavarur ku të mbizotërojë ligji fetar.

Sipas agjensisë ruse të lajmeve, “RIA Novosti”, goditja e rebelëve u krye me sulme nga toka dhe ajri. Sipas zëdhënësit të Moskës zyrtare, në bazën e shkatërruar stërviteshin kamikazë që godisnin më pas objektiva në Rusi.

Sulmet e regjistruara sot ndodhën në përvjetorin e dy shpërthimeve kamikaze në metronë e Moskës, sulme të cilat shkaktuan 40 viktima.

Top Channel