Përforcohen masat e sigurisë në metronë e Moskës

28/03/2011 11:55

Përforcohen masat e sigurisë në metronë e Moskës në vigjilie të përvjetorit të parë të atentatit të dyfishtë terrorist që një vit më parë shkaktoi vdekjen e 40 personave.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Ria Novosti.

Policia është paralajmëruar mbi një sulm të mundshëm nesër nga ana e dy kamikazve myslimanë, identikitët e të cilëve ekzistojnë.

Sulmi i një viti më parë ishte marrë përsipër nga Emiri i Kaukazit, Doku Umarov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA