Pakistan, militantët vrasin 11 ushtarë
28/03/2011 23:15
Të paktën 11 ushtarë pakistanezë kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve me militantët në rajonet fisnore në afërsi me kufirin afgan.
Sipas BBC një kolonel, një kapiten dhe 9 ushtarë të forcave të ruajtjes së kufirit humbën jetën pas një sulmi të befasishëm të militantëve që janë mjaft aktivë në këtë zonë të vendit.
Zonat veri-perëndimore të Pakistanit njihen si vendstrehime të militantëve të lidhur me Al Kaedan dhe të luftëtarëve talebanë. Në dy vitet e fundit, ushtria ka ndërmarrë me dhjetra ofensiva në mbarë këto zona, por pa mundur të crrënjosë lëvizjen rebele.
Top Channel