Katari njeh zyrtarisht rebelët libianë

28/03/2011 15:45

Katari u shndërrua sot në shtetin e parë arab që njohu zyrtarisht rebelët si autoritetet përfaqësuese të Libisë.

Një zëdhënës i qeverisë lajmëroi më parë gjatë ditës se Katari nuk njeh më legjitimitetin e qeverisë së Gaddafi-t, ndërsa do të bisedojë në të ardhmen vetëm me Këshillin e Tranzicionit Kombëtar, autoritet që drejton forcat anti-qeveritare.

Duke marrë këtë vendim, Katari vendoset në hapat e Francës, shteti i parë në botë që njohu ligjërisht strukturat e rebelëve.

Luftime janë duke u zhvilluar sot në qytetin 140 mijë banorë të Sirtes, ku ka lindur edhe koloneli Gaddafi. Sirte është qyteti i fundit i madh i kontrolluar ende nga forcat qeveritare, në rrugën që të çon në Tripoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA