Jemen, shpërthen depo e municioneve, 50 viktima

28/03/2011 15:15

Një seri shpërthimesh në një depo municionesh në jugun e Jemenit ka shkaktuar vdekjen e 50 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, bënë të ditur burime spitalore.

Shpërthimi ndodhi pranë qytetit jugor të Jarit dhe forcat e tij ishte e tillë sa që pasojat e tij u ndienë deri 15 kilometra larg.

Sipas raportimit të BBC, depoja e municioneve ishte kapur prej militantëve, të cilët në fundjavë zhvilluan luftime me forcat qeveritare.

Zyrtarët bënë të ditur se presin që bilanci i viktimave të jetë shumë më i lartë, pasi shumë trupa po vazhdojnë të nxirren, ndërsa të tjerë janë copëtuar në atë formë, sa është e pamundur të kuptosh identitetin e viktimës.

Një fabrikë pranë qytetit Jar prodhon municione për armë të tipit kallashnikov dhe në depo ruhen këto produkte.

Jemeni është vendi më i varfër i botës arabe dhe prej disa javësh zhvillohen protesta të dhunshme ndaj presidentit Saleh, protesta në të cilat kanë humbur jetën më shumë se 100 persona deri tani.

Top Channel