Japoni, ujë radioaktiv përreth reaktorëve
28/03/2011 15:05
Ujë me nivele të larta radioaktiviteti u gjetën për herë të parë jashtë ndërtesës së dëmtuar të centralit bërthamor të Fukushimës, bënë të ditur zyrtarë më parë gjatë ditës.
Uji i kontaminuar u gjet në një tunel që lidhet me reaktorin e dytë, ndërsa rrit frikën për mundësinë që lëndët radioaktive të jenë përhapur në ambientin përreth.
Gjatë mëngjesit, qeveria e Tokios shprehu pakënaqësinë e saj për punën e operatorit të energjisë Tepco, për leximin e gabuar të nivelit të radioaktivitetit.
Niveli i lartë i rrezatimeve është shkaktuar nga shkrirja e pjesshme e bërthamës radioaktive të një reaktori.
Deri tani, uji i ndotur me nivele të larta radioaktiveti ishte gjetur vetëm brenda reaktorëve të Fukushimës.
Top Channel