Egjipti cakton zgjedhjet për në shtator

28/03/2011 21:25

Egjipti do të mbajë zgjedhjet parlamentare në shtator, bënë të ditur drejtuesit ushtarakë të vendit, ndërsa ekspertët e komentuan zgjedhjen e kësaj date si të përshtatshme për islamikët e mirëorganizuar dhe ajo që ka mbetur nga partia e ish-liderit Hosni Mubarak.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura bëri të ditur se statusi i gjendjes së jashtëzakonshme, i cili ka shtypur jetën politike për dekada, do të hiqet përpara zgjedhjeve, por nuk përcaktoi se kur.

”Koha e paktë e lënë në dispozicion për organizimin përbën një sfidë për partitë e reja politike, të cilat kanë lindur si rrjedhojë e revolucionit”, deklaroi Mustapha al-Sayyid, një ekspert i njohur politik në Egjipt.

Sipas tij, caktimi i datës shtator për mbajtjen e zgjedhjeve do t’i shkojë më për shtat grupeve tashmë të organizuara, si Vëllazëria Muslimane apo grupimi i formuar nga antarët e ish-Partisë së diktatorit Hosni Mubarak.

Top Channel