B.Fildishtë, përplasjet ushtarake në Dykue

28/03/2011 16:15

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin strategjik të Dykues, në Bregun e Fildishtë, midis forcave të presidentit Gbagbo dhe liderit politik Ouattara.

Luftëtarët mbështetës së Ouattara-s, i njohur ndërkombëtarisht si fitues i zgjedhjeve të nëntorit, bënë me dije se kanë marrë në zotërim qytetin, por një lajm i tillë nuk është konfirmuar.

Kjo ngjarje përbën një hap më tej drejt luftës civile, me Gbagbo-n që është i vendosur të ruajë pushtetin me dhunë, ndonëse humbi mandatin pas dhjetë vitesh në drejtim.

Rebelët kanë marrë në këto katër muaj disa qytete nga ushtria e rregullt, ndërsa OKB vlerëson se janë një milion të shpërngulurit nga lufta, me të vrarët e drejtëpërdrejtë  që mund të arrijnë deri 1 000. Shumë të tjerët rrezikojnë vdekjet nga uria dhe sëmundjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA