Siri, shpejt dorëheqja e qeverisë

27/03/2011 18:30

Burime informative qeveritare nga Siria, njoftojnë se shumë shpejt pritet dorëheqja e të gjithë kabinetit.

Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, dorëheqja do të ndodhë për t’i hapur rrugën formimit të një qeverie të re që do t’i shërbejë më mirë qytetarëve sirianë të ngritur në protesta masive, kryesisht në jug, duke kërkuar reforma të menjëherëshme.

Qeveria aktuale në Damask drejtohet nga Muhamed al Utri, ungji i Zonjës së Parë të Sirisë.

Vendi i udhëhequr nga presidenti Bashar al Asad duket se ka hyrë menjëherë në rrugën e reformave në përpjekje për të mos u bërë dominoja e radhës e ‘pranverës arabe’ që nisi me rrëzimin e Ben Alisë në Tunizi, Mubarakut në Egjipt, luftën në Libi dhe trazira në shumë vende të tjera arabe të Lindjes së Mesme.

Autoritetet vendosën ndryshimin e kushtetutës vendase e cila e konsideron partinë Baath si partinë e vetme në vend, duke ja hequr këtë privilegj kësaj partie. Ndryshimi vjen pas shpalljes së reformës që ligjëron sistemin shumëpartiak në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA