Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit
Forcat opozitare në Libi kanë rimarrë kontrollin në qytetin kyc të prodhimit dhe eksportimit të naftës, Brega.
Sipas raportimeve të BBC, Brega bëhet qyteti i katërt i vënë nën kontrollin e rebelëve brenda ditës së dielë. Fillimisht forcat e Gedafit janë përzënë nga Bin Jiwad e më pas janë ‘cliruar’ qytetet e Misuratës dhe Ras Lanufit, që zotëron edhe portin më të madh nga ku eksportohet nafta libiane.
Rebelët, pas marrjes së Ras Lanufit njoftuan se do të rinisë eksportimi i naftës dhe brenda një jave ata u zotuan të prodhojnë 130 mijë fuci.
Ndërkohë, forcat e Gedafit mohuan zërat se në radhët e tyre ka dezertim dhe mungesë disipline. Nëpërmjet një deklarate dhënë në televizionin shtetëror, komandanti suprem i besnikëve të Gedafit tha se ushtria libiane është e vendosur t’i rezistojë “agresorit kolonizator” dhe i cilësoi bombardimet e koalicionit si jo shqetësuese përderisa nuk ka zbarkime trupash në tokë.
Top Channel