Japonia: Të dalim nga emergjenca, pastaj…

27/03/2011 18:50

Për autoritetet japoneze, prioritet mbetet zgjidhja e krizës bërthamore që ka përfshirë vendin pas shpërthimeve dhe rrjedhjeve radioaktive në Fukushima, e më pas hetimet për gjetjen e ‘fajtorit’.

Autoritetet thanë iu përgjigjen kështu kritikave dhe akuzave kundër kompanisë që manaxhon centralin bërthamor të Fukushimës, TEPCO, duke shtuar se vetëm pasi të jetë tejkaluar situata e emergjencës, do të reflektohet mbi shkaqet që cuan deri në këtë gjendje.

Por, pikërisht burimet nga brenda kompanisë njoftuan ditën e dielë se ka patur disa ‘keqkuptime’ në lidhje me incidentin që coi në rritjen dita-ditës të radioaktivitetit në ishullin perandorak, por edhe më gjërë.

Ndërkohë, reja radioaktive e nisur nga Japonia ka mbërritur në rajonin tonë. Por itinerari i gjatë i përshkruar prej saj bën që të jetë krejt e padëmshme për popullsinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA