Japoni, TEPCO kërkon ndjesë

27/03/2011 20:40

Kompania japoneze TEPCO, kërkoi ndjesë sot pasdite për raportimet e gabuara në lidhje me nivelin e lartë të rrezatimit nga shpërthimet në centralin bërthamor të Fukushimas.

Më parë kompania kishte njoftuar se shkalla e rrezatimit radioaktiv në reaktorët e dëmtuar arrinte në 10 milion herë mbi nivelin normal, por zyrtarë të kompaniseë thanë se kishin bërë llogaritje të gabuara dhe për këtë kërkuan ndjesë.

TEPCO tha se kishte lexuar gabim të dhënat. Por pavarësisht kësaj, rrezatimi në reaktorin numër 2 është ende shumë i lartë dhe i mjaftueshëm për të shpërngulur teknikët që punojnë aty.

Shifra është e pabesueshme, tha zëdhënësi i TEPCO, dhe ne kërkojmë falje për këtë.

Raportimi për reaktorin numër 2 komplikoi më shumë situatën në vend. Më herët agjensia bërthamore japoneze, tha se niveli i jodit radioaktiv në det pranë centralit, ishte 1850 herë më shumë nga norma e lejuar.

Autorietet japoneze po përpiqen të qetësojnë popullsinë, por kryeministri Naoto Kan pranoi se situata në centralin bërthamor është e paparashikueshme dhe se po punohet me të gjitha mënyrat të evitohet më e keqja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA