Siri, lirohen 200 të burgosur politikë
26/03/2011 14:20
Autoritetet e Sirisë kanë liruar mbi 200 të burgosur politikë, shumica e të cilëve islamikë. Lajmin e ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian për të drejtat e njeriut në Londër.
“Autoritetet siriane kanë liruar mbrëmjen e djeshme mbi 200 persona, shumica e të cilëve islamikë që kishin firmosur një kërkesë lirimi”, ka deklaruar drejtori Rami Abdelrahman.
Ndërkohë, dhuna mes forcave qeveritare dhe protestuesve në Siri vazhdon. Ajo ka qenë aq e ashpër saqë është dënuar nga SHBA dhe OKB.
Top Channel