Jordani, opozita kërkon largimin e kryeministrit
26/03/2011 17:25
Grupi “të rinjtë e 24 marsit” dhe integralistët islamikë jordanezë kanë kërkuar sot dorëheqjen e kryeministrit Maaruf Bakhit ose largimin e tij ta bëjë mbreti Abdallah II.
Kërkesat kanë ardhur pas dhunës së djeshme që kanë shkaktuar një ose dy të vdekur dhe rreth 130 të plagosur.
Familja e manifestuesit që humbi jetën dje në Amman ka refuzuar ta varrosë pa marrë më parë falje zyrtare dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.
Top Channel