Jemen, vriten 6 anëtarë të Al Kaedës
26/03/2011 10:35
Eksponentë të Al Kaedës kanë sulmuar një njësi ushtarake në Jemen, e cila ka reaguar duke vrarë gjashtë terroristë.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet jemenase, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në provincën e Abjanit, e konsideruar si bastion i rrjetit terrorist në Jemen.
“Militantë të Al Kaedës kanë kryer mëngjesin e sotëm një sulm kundër njësisë ushtarake në shërbim pranë një centrali elektrik në Loder. Ushtarakët i janë përgjigjur zjarrit duke vrarë 6 atentatorë”, kanë deklaruar burimet.
Top Channel