Jemen, presidenti refuzon të dorëhiqet

26/03/2011 11:40

Partia që drejton jetën politike në Jemen i konsideroi si të papranueshme thirrjet për dorëheqjen e presidentit, ndërsa fajësoi opozitën për rritjen e tensioneve në vend.

Këtë lajm e raportoi agjensia vendase e lajmeve, “Saba”. “Është e papranueshme dhe e palogjikshme që të hedhim poshtë ligjshmërinë e kushtetutës, sidomos pasi një pakicë dëshiron t’i imponohet shumicës”, thuhej në deklaratën e partisë.

Presidenti Ali Abdullah Saleh është në pushtet në vendin më të varfër të botës arabe që prej vitit 1978. Një aleat i ngushtë i SHBA-së në luftën kundër Al-Kaedës, ai është përballur me presion në rritje për t’u larguar pas protestave disa javore, gjatë të cilave vetëm të premten e një jave më parë u vranë 52 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA