Japoni, qeveria: Situata e qendrueshme

26/03/2011 11:35

Situata në centralin bërthamor të Fukushimës është e qëndrueshme, nuk po përkeqësohet, por ka ende shumë punë për të bërë.

Deklarata është bërë nga shefi i kabinetit të qeverisë, Yukio Edano, i cili ka shtuar se është e vështirë të parashikohet fundi i krizës.

Ndërkohë, Agjencia japoneze për sigurinë bërthamore ka bërë të ditur se nivelet e jodit radioaktiv në det janë 1250 herë më të larta se ato të parashikuara me normë.

Sipas agjencisë, 50 centilitra ujë përmbajnë kufirin vjetor të thithjes nga njeriu.

Ndërkohë, revista e njohur “Sience News” shkruante dje se niveli i radioaktivitetit të lëshuar në Fukushima po arrin ato të lëshuara nga centrali i Cernobilit.

Top Channel