Greenpeace: Fukushima ka arritur nivelin 7

26/03/2011 14:45

Organizata e njohur ambientaliste “Greenpeace” bëri të ditur sot se niveli i rrezatimeve në Fukushima ka arritur pikën kritike dhe se incidenti mund të klasifikohet si i shkallës shtatë, mbi bazën e një shkalle ku shtata është grada më e lartë.

Komisionari i kësaj organizate në Gjermani, Helmut Hirsch, ekspert për sigurinë bërthamore, theksoi se nga materialet që ka në dorë, në Fukushima është duke u lëshuar që tani një sasi rrezatimesh të shkallës maksimale, ashtu si në incidentin e Çernobilit.

Në bazë të sistemit matës, incidenti i shkallës së shtatë do të thotë se lëndët radioaktive përhapen dhe krijojnë impakte shëndetësore dhe ekologjike në të gjithë botëm.

Nëse kjo do të jetë e vërtetë, perimetri 30 kilometra rreth impiantit mund të deklarohet i pabanueshëm. Nëse një zonë ndodet me radioaktivitet, duhet rreth një shekull që pasojat të eliminohen në mënyrë natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA