Gaddafi vazhdon të sulmojë Misratën

26/03/2011 14:05

Forcat e Gaddafi-t vazhdojnë të sulmojnë Misratën, qytet i kontrolluar nga rebelët, ndërkohë që është 115 të vdekur bilanci i viktimave sipas një banori të cituar nga agjencia “Reuters”.

“Njerëzit e Gaddafi-t kontrollojnë pjesët lindore dhe perëndimore të stacioneve të Misratës. Snajperat nga catitë e pallateve qëllojnë ndaj civilëve”, ka deklaruar banori.

Ndërkohë, rebelët deklarojnë se avionë të koalicionit kanë bombarduar pozicionet e forcave të Gaddafi-t pranë Misratës, përfshirë depozitat e armëve.

Top Channel