Afganistan, NATO vret sërish civilët

26/03/2011 10:45

Një numër i pacaktuar civilësh kanë humbur jetën dje gjatë një operacioni të ISAF kundër një grupi talebanësh në provincën e Helmandit, në Afganistan.

Lajmin e ka bërë të ditur kontigjenti i ISAF në Kabul.

“Incidenti ka ndodhur kur forcat e sigurisë kanë kërkuar një bombardim ajror ndaj dy automjeteve që dyshoheshin se transportonin një komandant taleban dhe njerëzit e tij. Por në to udhëtonin civilë”, thuhet në një komunikatë.

Ndërkohë, mbi ngjarjen është hapur një hetim.

Vrasjet e civilëve në Afganistan kanë acaruar qeverinë dhe presidentin Karzai, i cili para pak ditësh mori një vendim për largimin e trupave të NATO-s nga 7 zona të vendit.

Top Channel