Abuzimet e kishës, 166 mln $ dëmshpërblime

26/03/2011 14:00

Një urdhët jezuit i Kishës Katolike Amerikane pranoi të paguajë 166,1 milion dollarë dëmshpërblime, viktimave të abuzimeve seksuale të priftërinjve në shkollat e saj.

Vendimi për dëmshpërblim u morr më parë gjatë ditës, pasi kohë më parë kishës iu desh të pranonte me turp njollosjen që disa prej priftërinjve të urdhërit i bënë emrit të Zotit në pesë shtete të ndryshme.

Abuzimet e para seksuale ndaj të miturve nisën që në vitet 1940, ndërsa rasti i fundit i njohur është pranë vitit të viteve 1990, të paktën duke u bazuar në dëshmitë e vetë atyre që vuajtën këto abuzime.

Si pjesë e arritur me viktimat është edhe kërkimi i faljes publike nga urdhëri jezuit i Kishës Katolike. Urdhëri famëkeq drejtonte shkolla fetare në shtetet e Uashingtonit, Alaskës, Idahos, Montanës dhe Oregonit.

Kjo është hera e parë që kisha pranon një dëmshpërblim monetar për viktimat e abuzimeve seksuale, të ndodhura në shkollat e saj. Një seri skandalesh të ngjashme kanë dëmtuar rëndë imazhin e Vatikanit në SHBA dhe Europë.

Top Channel