Pakistan, talebanët godasin sërisht

25/03/2011 15:35

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe 15 persona të tjerë janë marrë peng, ndërsa militantë të armatosur sulmuan dy automjete që po udhëtonin në një krahinë të pasigurt në veri-perëndimin e Pakistanit.

Ngjarja ndodhi në zonën e Banganit, ku fisi i Kurramit, aleat me Al-Kaedën, ka një ndikim të fortë. Kjo krahinë ka një histori të gjatë me luftë fetare.

Një person i armatosur qëlloi mbi një makinë, duke vrarë disa pasagjerë që ndodheshin brenda, ndërsa më pas i vuri flakën automjetin. Ata morrën peng makinën e dytë, ku ndodhej një numër më i madh pasagjerësh.

Sipas korrespondentit të BBC-së në Pakistan, kjo ngjarje mund të ketë ndodhur si kundërpërgjigje e vendosjes së një armëpushimi ndërmjet rebelëve shiit dhe talebanëve në zonë.

Fisi i Kurramit është një grup ekstrem taleban, i cili ka refuzuar të pranojë marrëveshjen me muslimanët shiitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA