Libia, NATO do të udhëheqë të gjitha operacionet
25/03/2011 13:30
NATO do të marrë drejtimin e të gjitha operacioneve ushtarake në Libi. Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga Aleanca duke saktësuar se vendimi do të finalizohet të dielën.
“Kjo do të thotë – saktësojnë burimet – se nuk do të jetë më koalicioni i vullnetarëve dhe ai i NATO-s, por vetëm një koalicion ndërkombëtar nën udhëheqjen e NATO-s”.
Aleanca atlantike aktualisht udhëheq operacionet për të siguruar respektimin e embargos së armëve kundër Libisë dhe ndalimin e fluturimeve, sipas “no-fly zone” në qiellin libian.
Top Channel