Libi, NATO parashikon tre muaj luftë

25/03/2011 15:25

Lufta në Libi mund të zgjasë tre muaj ose më shumë, shpjegoi një admiral i ushtrisë franceze nga Brukseli.

Sipas Edouard Guillaud, ka një arsye përse u kërkua një mision prej 90 ditësh në rezolutën e OKB-së, por ai shtoi se mund të lindë nevoja që të kërkohet edhe zgjatja e kësaj periudhe.

”Dyshoj se do të jemi në gjendje të përfundojmë këtë konflikt brenda disa ditësh”, deklaroi shefi i shtabit të ushtrisë franceze. “Mendoj se do të zgjasë disa javë dhe shpresoj të mos shkojë me muaj, por edhe kjo është një mundësi që nuk mund të përjashtohet”.

Guillard konformoi rrëzimin e një avioni të forcave qeveritare nga gjuajtës francez një ditë më parë, ndërsa shtoi se avionët e forcave të tij shkatërruan një bateri armike pranë qytetit të Ajdabijës, në zonën lindore të kontrolluar prej rebelëve.

Ndërkohë, dyluftime të forta midis forcave të Gaddafi-t dhe rebelëve janë zhvilluar gjatë ditës së sotme. Mediat ndërkombëtare flasin për shkëmbime luftimesh me artileri të rëndë.

Duket se rebelët janë duke ndërmarrë një ofensivë të madhe për të shtënë në dorë qytetin e ndarë të Ajdabijës.

Një zëdhënës i Uashingtonit konformoi se Libia është goditur nga 16 raketa “Tomahawk” dhe nga 153 bombardime prej avionëve ushtarakë, në sulmet e ndodhura një ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA